Kuriozitet

Filmohet ariu në pishinën e një amerikani

Një burrë në Kaliforni filmoi momentin kur një ari u fut në pishinën e tij, shkroi “Upi” të mërkurën.

Mike Emanuel fillimisht mendoi se në pishinë ishte ndonjë person, por kur doli në oborr, pa kafshën e madhe që po ia shfrytëzonte pishinën.

Ariu ishte i zi, e Emanuel rrëfeu se për t’i bindur miqtë për “incidentin”, i ra ndërmend ta filmonte momentin.

Policia e Kalifornisë doli në vend të ngjarjes, por që ariu ishte larguar nga pishina tashmë.

Prezenca e arinjve në Kaliforni dhe në disa shtete të tjera në SHBA është e zakonshme. Një pjesë e tyre janë aq të shoqëruar me banorët, saqë nuk konsiderohen të rrezikshëm.