Kuriozitet

Angli, pitoni pesë metra i gjatë tentoi të futej në shtëpi

Një gjarpër i llojit piton, rreth 5 metra i gjatë, tentoi të futej në një shtëpi në Hampshire të Anglisë, raportoi BBC-ja të enjten.

Zvarraniku me ngjyrë të verdhë shkaktoi panik te banorët kur u pa duke u futur nëpërmjet kulmit, derisa një banor deklaroi se në fillim nuk e kuptoi se çka ishte. Ai i kishte ikur pronarit që jetonte aty pranë.

“I pashë ata dy burra duke tentuar ta nxirrnin dhe gjarpri ra mbi veturë. Njerëzit që kalonin aty po shikonin dhe nuk iu besonin syve”, deklaroi Linda Elmer, banore e lagjes.

Pitoni iu kthye pronarit, por një nga banorët bëri thirrje që gjarpërinjtë të mbahen në mënyrë të sigurt.

“Ai është i bukur dhe gjarpërinjtë birmanezë janë shumë të urtë. Nuk janë gjarpërinj agresivë”, tha banori që ia ktheu pronarit zvarranikun.