Kuriozitet

Gruaja me flokë të gjatë 33 metra

Gruaja nga Florida, Asha Mandela, e cila mban rekordin botëror të Guinness-it për flokët më të gjatë, tha se fijet e saj të flokëve tani kanë arritur një gjatësi prej mbi 33 metrash.

Mandela, 60 vjeç, për herëtë parë u bë rekordmene për flokët më të gjatë në vitin 2009, kur flokët e saj kishin gjatësinë prej 5,7 metra.

Mandela, e cila jeton në Clermont, tha se filloi t’i rrisë flokët e saj kur u transferua në Shtetet e Bashkuara nga Trinidadi, 40 vjet më parë.

Mandela është shprehur se ajo zakonisht i mban flokët e saj të mbledhura në një copë pëlhure, për të parandaluar që ato të zvarriten në tokë ose të tendosin qafën e saj.

Bashkëshorti i saj, Emmanuel Chege, një stilist profesionist i flokëve nga Nairobi i Kenisë, ka thënë se shpenzon orë të tëra çdo javë për t’i mirëmbajtur flokët e Ashas.

Chege ia lan flokët Mandelës një herë në javë, një rast që kërkon deri në gjashtë shishe shampo dhe përfundon me një proces dy-ditor tharjeje.

Mandela tha se ka në plan të vazhdojë t’i rrisë flokët e saj.

"Unë kurrë nuk do të shoh apo ndjej se ka ardhur momenti t’i shkurtojë flokët. Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë ajo.