Kuriozitet

Hyundai përplaset me Lamborghinin dhe vazhdon rrugën sipër tij

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një veturë Hyundai përplaset me një veturë luksoze, Lamborghini Huracan, në vlerë prej 270 mijë euro.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Leeds të Britanisë së Madhe tregon përplasjen spektakolare e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjten.

Përplasja e lë Lamborghinin dukshëm të deformuar, ndonëse sipas raporteve askush nuk është lënduar, raportoi Daily Mail të premten.

Pamjet tregojnë se Hyundai i40 i kaltër, me një çmim modest, largohet nga kryqëzimi pasi një furgon i bardhë kalon pranë tij.

Pasi përplaset me pjesën e përparme të supermakinës, automjeti me katër dyer vazhdon të ecë mbi kapakun e tij sikur të mos ishte aty.