Kuriozitet

Dy notues tjerë kafshohen nga delfini në Japoni

Një delfin ka kafshuar dy notues në dorë, në sulmin e radhës në një plazh japonez, raporton BBC.

Sipas mediumeve lokale, së paku një burrë është dërguar në spital të enjten pas sulmit nga delfini agresiv.

Zyrtarët japonezë thonë se është i njëjti delfin që ka sulmuar gjashtë persona deri më tash këtë verë.

Derisa delfinët nuk janë zakonisht agresiv ndaj njerëzve, sulmet karshi notuesve nuk janë aq të pazakonta.

Mediumet lokale raportojnë se viktima është kafshuar në dy armët, ndërsa pasditen e të enjtes ka pasur një sulm tjetër, ku është kafshuar në gishtin e dorës së majtë një person.

Incidenti ka ndodhur në plazhin Koshino.