Lëmsh

Asteroidi sa dy fusha futbolli kalon kah Toka sot

asteroid, toka
Foto: Shutterstock
 

Një asteroid më i madh se dy fusha futbolli do të kalojë pranë Tokës të enjten.

Astronomët e NASA-s zbuluan asteroidin, i njohur si 2022 OE2, vetëm disa ditë më parë, më 26 korrik. Shkëmbi hapësinor vlerësohet të jetë i gjerë midis 170 deri në 380 metra, që është rreth dy herë më i madh se një fushë futbolli.