Kuriozitet

“Fytyra si fëmijë”, 27-vjeçari në Kinë has në telashe të gjejë punë

Për shkak të pamjes si fëmijë, një 27-vjeçar në Kinë thotë se e ka tejet të vështirë të gjejë vend pune. Mao Sheng nga Guangdong është bërë hit në rrjete sociale duke thënë se ai po refuzohet për punë pasi kompanitë dyshojnë se është agjent i Qeverisë.

Telashet për punësim po i shfaqen qe disa vite. Shumë kompani kanë dyshuar se Mao po përdoret vetëm që shteti t’i kapë kompanitë teksa shkelin ligjet e punës me fëmijë.

27-vjeçari ka thënë se madje i ka ndodhur që të aplikojë bashkë me miq të tij, ndërsa kompania i ka pranuar vetëm miqtë.

Ai shprehur zhgënjimin e tij në TikTok më 22 korrik. Shpjegoi telashet se është i vetmi që mund ta ndihmojë babanë për të tejkaluar krizën, pas një sulmi të fundit në zemër. Në video ai shfaq letërnjoftimin si dëshmi se është i lindur më 1995.

Pasi video u bë virale, Mao u kthye në yll lokal dhe shumë kompani i kanë ofruar punë. Më vonë, Mao ka treguar se ka pranuar një nga ofertat e se shpreson të fitojë mjaftueshëm para për të ndihmuar shërimin e babait.

Po ashtu po kërkon një të dashur./nextshark