Ishulli Hub, i njohur edhe si “Just Room Enough”, është ishulli më pak i populluar në botë.
Zë vetëm 310 metra katrorë në lumin St. Lawrence midis ishullit Hart dhe Imperial në New York.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshulli Just Enough Room i përket arkipelagut “Thousand Islands”, i cili ndodhet në kufirin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.
300 metra katrorë është hapësirë e mjaftueshme për të akomoduar një shtëpi dhe një pemë.
Ishulli është aq i vogël sa nëse bëni një hap të gabuar mbi të, do të përfundoni në ujë.
Ishulli ka qenë në pronësi të familjes së pasur Sizeland që nga vitet 1950. Ata donin një vend të qetë për të pushuar, kështu që ata ndërtuan një shtëpi në ishullin e tyre të vogël. Por pasi u përhap lajmi për ekzistencën e një ishulli me vetëm një shtëpi në të, shumë njerëz u bënë kureshtarë dhe filluan ta vizitojnë atë me varka.