Në Shqipëri, shumë fëmijë mbajnë emra futbollistësh. 1484 fëmijë e kanë emrin “Ronaldo” dhe 336 të tjerë “Lionel”, siç bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Por “Ronaldo” dhe “Lionel” nuk janë frymëzimi i vetëm nga futbolli i prindërve shqiptarë për t’ua lënë emrat fëmijëve.
“Ronaldo” (1484) i prin bindshëm listës si emri më i përdorur i një futbollisti nga prindërit për fëmijët e tyre. I dyti është emri i futbollistit legjendar brazilian, Romario. “Romario” quhen 539 djem në Shqipëri. I treti është Lionel Messi. “Lionel” quhen 336 djem.
231 djem quhen “Rikardo”, inspiruar nga një tjetër futbollist brazilian Kaka. 221 janë me emrin “Paolo”, referuar mbrojtësit italian Maldini.
Në listë është edhe “Rivaldo” e “Maradona”, me 121 përkatësisht 42 emra. Në listë janë edhe Eusebio (27) e Ronaldinho (13).