Autoritetet lokale në Japoni do të përdorin qetësues për t’u përballur me majmunët plaçkitës që kanë lënduar 42 persona në javët e fundit, raportoi The Guardian të hënën.
Majmunët japonezë të llojit “makaki” janë të zakonshëm në pjesë të mëdha të vendit dhe janë dëmtues në disa zona, ku hanë të mbjellat ose hynë nëpër shtëpi. Por një varg sulmesh majmunësh në Yamaguchi ka qenë i pazakontë, me të rritur dhe fëmijë që kanë pësuar plagë, duke përfshirë gërvishtjet dhe kafshimet.
“I gjithë qyteti Yamaguchi është i rrethuar nga malet dhe nuk është e rrallë të shihen majmunë”, tha një zyrtar i qytetit. “Por është e rrallë të shohësh kaq shumë sulme në një periudhë kohe kaq të shkurtër”.
Deri tani plagët kanë qenë të lehta, por autoritetet po kthehen te armët me qetësues pasi kurthet për majmunët kanë dështuar.
“Fillimisht vetëm fëmijët dhe gratë sulmoheshin. Së fundmi, të moshuarit dhe burrat e rritur janë bërë cak po ashtu”.
Ata hyjnë nëpër shtëpi përmes dyerve të hapura ose dritareve.