Kuriozitet

Kapet në Florida aligatori disametërsh

Autoritetet në Florida të SHBA-së deklaruan se hasën në një aligator të zemëruar, me gjatësi prej 11 metrave, që i rezistoi me ngulm kapjes, shkruan “Upi” të shtunën.

Aligatori po qëndronte nën veturën e një banori të lagjes Rotonda, rreth orës 1 të mëngjesit, kur ekipi i Mbrojtjes së Kafshëve të Egra doli në vend të ngjarjes. Për shkak të madhësisë së kafshës, ekipit iu deshën disa minuta për ta “neutralizuar” atë. Gjatë kapjes, aligatori e dëmtoi edhe shtyllën e ndriçimit të lagjes.

Florida është e njohur për prezencën e aligatorëve dhe të krokodilëve.

Muaj më parë u raportua se një aligator gjigant është endur rrugës State Road 417 në Florida të SHBA-së, duke penguar trafikun për disa orë.

 
Rotonda West Gator

Have you ever heard an alligator ROAR? ? well, watch this! Earlier this week, deputies responded to a home on Oakland Hills Place in Rotonda around 1 in the morning after the homeowner found a gator underneath their Jeep. MyFWC Florida Fish and Wildlife were called out to assist and unbelievably enough, this 11' 2" gator took out the homeowner's light pole. ?? #welcometoSWFlorida

Posted by Charlotte County Sheriff's Office on Friday, July 22, 2022