Kuriozitet

Hoteli që qëndron mbi re me anë të energjisë nukleare

Si thoni për të kaluar një natë mbi re? Thjeshtë për qejf. Tashmë është krijuar projekt-koncepti për ndërtimin e hotelit të parë që do të qëndrojë lart në qiell falë energjisë nukleare, shkroi "Futurism" ditë më parë.

Hoteli në qiell, një aeroplan gjigant, shumë herë më i madh se aeroplanët më të mëdhenj të sotshëm për pasagjerë, mendohet të jetë një prej eksperiencave më të mira për të gjithë. Ky hotel-aeroplan i pazakontë u konceptua nga inxhinieri nga Jemeni, Hashem Al-Ghaili.

Aeroplani është dizajnuar për 5.000 persona, që mund të shijojnë pamjen mahnitëse përmbi re nëpërmjet korridorit që ofron pamje 360-shkallëshe.

Në zonën kryesore klientët do të mund të gjejnë kënde të ndryshme rekreative. Mund të bëjnë blerje në qendrën tregtare, të bëjnë palestër, pishinë, të darkojnë në restorant, fëmijët të luajnë në këndin e lojërave, e të shohin një shfaqe në teatër.

Parashihet që pjesë e këtij hoteli të jetë edhe një zonë e veçantë për ngjarje të ndryshme.

Të gjitha këto janë të lidhura me dy lifte të jashtme, nga ku mund të shihet një pamje mahnitëse.

Sipas ideatorëve, nuk duhet të ketë shqetësim për gjurmët e karbonit. Kjo makineri thonë se do të furnizohet vazhdimisht me energji të pastër nukleare.

Me anë të kësaj, hotelit nuk do t’i mbarojnë asnjëherë derivatet dhe ka mundësi të qëndrojë në ajër për vite me radhë.

Fluturimi pritet të jetë i qetë me anë të sistemit të navigacionit që përmban, edhe sistemin anti-turbulent.

Dhe për çdo emergjencë shëndetësore ofrohen shërbime të ndryshme që e mbajnë ekuipazhin e fluturimit nën monitorim në çdo minutë.

Pasagjerët do të vendosen në hotelin qiellor nëpërmjet aeroplanëve, duke “rrëshqitur” me një “ashensor” brenda aeroplanit.

{gallery}

Video: