Kuriozitet

Del në ankand kutia me vegla për të vrarë vampirë

Një kuti me vegla që shërbejnë për të vrarë vampirët do të dalë në ankand së shpejti.

Kjo kuti, ku ndodhet mes të tjerash një kryq, dy pistoleta dhe një çekiç, pritet të shitet për më shumë se 3000 euro.

Dikur në pronësi të Lord Hailey, ish-administrator në Indi, kutia prej druri përmban edhe ujë të bekuar, bibël dhe qirinj, objekte që në shekullin XIX mendohej se mund të vrisnin vampirët.

“Objekte të tilla gjithmonë u kanë pëlqyer njerëzve. Miti i vampirit, një krijese të pavdekshme që ka nevojë për gjak njeriu, ka nisur qindra vite më parë dhe ende sot tregohen histori për të. Prej më shumë se 200 vitesh, vampirët janë pjesë e kulturës popullore dhe folklorit evropian”, ka thënë përgjegjësi i ankandit Charles Hanson.