Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani luan golf në Florida derisa një aligator qëndron pak metra prapa tij

Një aligator u kap në kamera duke iu afruar një grupi lojtarësh golfi në një fushë në Florida të SHBA-së.

Një video e postuar në Facebook nga Melissa Walsh tregon bashkëshortin e saj, Michael West, duke u rreshtuar dhe duke bërë goditjen e tij në “Heritage Landing Golf & Country Club” në Punta Gorda, ndërsa injoron aligatorin që i afrohej nga pjesa e pasme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Po beja gati gjuajtjen time. E dija se ai po vinte diagonalisht pas meje," tha West për McClatchy News.

Pjesa tjetër e grupit qeshi pasi ai bëri goditjen, me aligatorin rreth 15 metra larg tij.

West tha se aligatori ka shumë të ngjarë të ishte thjesht kurioz ndërsa bënte një shëtitje.

"Ai ka shumë të ngjarë të ishte drejtuar në liqenin më të madh përtej rrugës. Ai thjesht po merrej me punët e tij. Ishte fantastike. Më duhet një dinosaur të më shikojë duke luajtur”, tha West.