Kuriozitet

Momenti kur kaplohet nga flakët kamioni me fishekzjarrë në New Jersey [VIDEO]

Një kamion që po bartte fishekzjarre në New Jersey të SHBA-së, u kaplua nga flakët të hënën mbrëma, shkruan të martën “Upi”.

Në pamjet e publikuara shihet kamioni që lëvizte në autostradë, derisa kur mori flakë, në qiell shpërthyen edhe fishekzjarrët.

Zona u ndriçua, ndërsa personat që gjendeshin në kamion dolën me sukses dhe nuk morën lëndime.

Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.