Lëmsh

Derdhen mbi 600 litra vaj në një rrugë në New Jersey

 

Autoritetet amerikane dolën në New Jersey pasi në një rrugë, një kamion i derdhi gabimisht 600 litra vaj susami.

Siç shkruan “Upi” të dielën, ekipi i zjarrfikësve njoftoi se reaguan menjëherë për ta ndaluar vajin që po rridhte pa pushim nga kamioni i madh. Kamioni po transportonte vaj susami, që krijohet nga farat e grimcuara të susamit.