Një iPhone i humbur në një lumë britanik gjatë një feste beqarie, i është kthyer pronarit të tij pasi u gjet në ujë 10 muaj më vonë, ndërsa vazhdon ende të funksionojë, raportoi të premten “UPI”.
Miguel Pacheco njoftoi se e gjeti telefonin në ujë teksa po lundronte me barkë me familjen e tij këtë muaj në lumin Eye në Cinderford, Gloucestershire dhe e mori pajisjen në shtëpi për ta tharë.
"Unë nuk mendoja se mund të punonte. Ishte plot me ujë", tha Pacheco për BBC Radio Gloucestershire.
Pacheco shtoi se përdori një kompresor ajri për të tharë iPhonen dhe u befasua kur u ndez pasi u fut në një karikues.
“Në mëngjes kur e vura në ngarkim, thjesht nuk mund ta besoja se po funksiononte”, tha ai.
Pacheco postoi në Facebook foto të telefonit dhe ekranit të tij të kyçur, ku shihej një fotografi e një burri bashkë me një grua.
Postimi u shpërnda mijëra herë dhe njeriu në foto u identifikua si Owain Davies nga Edinburghu, Skoci.
"Unë isha duke lundruar me dy persona kur telefoni im që ishte në xhepin e pasmë ka rënë në ujë”, ka thënë Davies, i cili falënderoi Pachecon për përpjekjen e tij për ta rikthyer telefonin te pronari.