Me 76 vjet vonesë, një libër iu kthye bibliotekës britanike në qytetin Bradford, Angli.
Siç shkruan “Upi” të mërkurën, librin “Këtej drejt varrit” e autorit Ronald Duncan, Charlie Studdy e ktheu në bibliotekë, duke thënë se e kishte gjetur në shtëpinë e tij, i lënë nga nëna e tij.
Në libër shënohej se data e huazimit ishte 17 korrik 1946.
“Ky padyshim është një rekord për ne, i kthyer gati 76 vjet me vonesë”, shkroi biblioteka “Keighley” në Twitter.
Punonjësit e bibliotekës thanë se tarifa e vonimit të librit kishte kapur shifrën e 4 milionë dollarëve, por që kjo gjobë u hoq.