Ngjyra të ndryshme kanë pushtuar rrugën në Genzano, një qytet i vogël afër Romës.
Është një qilim me lule, i krijuar për të shënuar një festë katolike, raporton agjencia AP.
Artistët e luleve vendosin petalet dhe farat në vendet e duhura për të krijuar art.
Njihet si “Infiorata” dhe duhen 350 mijë lule për prodhimin e një shfaqje spektakolare.
Fotografitë janë kryesisht me tema fetare apo civile, rikrijime të veprave të njohura të artit, apo motive gjeometrike, secila e krijuar nga një artist i luleve.
“Pikturën që kam bërë njihet si ‘nuk ka fund gëzimi që të jep një lule’ dhe është frymëzuar nga piktura e famshme e Titianit, ‘Flora’ nga viti 1515”, thotë Francesca D’Erasmo, një artiste e luleve. “Figurën qendrore e kam bërë nga farat e misrit, orizit e të pishave, të gjitha elemente me origjinë natyrale dhe një tapet me lule për të kornizuar pikturën”.
Janë gjithsej 14 piktura me lule në këtë rrugë, secila me përmasa rreth 100 metra katror.
Kjo traditë daton me shkuj, ndërsa për herë të parë u mbuluan rrugët me petale në vitin 1778.
Çdo vit, që nga atëherë, kisha Santa Maria është zbukuruar me lule.
Është aftësi që përcillet brez pas brezi në këtë vend.
Mjeshtri i luleve Fernando Gabbarini, është 80-vjeçar tashmë. Ai ka krijuar vepra arti me lule nga viti 1959.
Por synon ta dorëzojë tash “stafetën”.