Një grua në Brazil ka gjetur një burrë i cili është bërë për të.
Meirivone Rocha Moraes 37-vjeçare i ishte ankuar nënës se saj për faktin se nuk ishte në lidhje. Në një përpjekje për ta gëzuar vajzën e saj, i kishte bërë një kukull të quajtur Marcelo.
“Kur nëna e bëri Marcelon dhe u njoha fillimisht me të, rashë në dashuri. Ishte dashuri në shikim të parë”, ka thënë ajo.
Moraes dhe Marcelo kanë qenë të dashuruar prej ditës së parë kur janë takuar.
“Ai është mashkulli që unë gjithmonë e kam dashur”, ka thënë ajo.
Pas disa muajsh bashkë, Moraes ka thënë se e ka zbuluar se ishte shtatzënë.
“Është e vërtetë, Marcelo më ka lënë shtatzënë. Unë e bëra testin dhe doli pozitiv. Nuk mund ta besoj”, ka thënë ajo. “Dasma ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë emocionuese. Ka rënë shumë shi, por ishte e mrekullueshme”.
Çifti ka mirëpritur 250 të ftuar.
Pas muajit të mjaltit çifti është bërë me fëmijën e parë kukull.