Russ Kellet pretendon se qyteti Filey në Angli është zonë “e mbushur” me alienë, derisa deklaroi se ai vet është rrëmbyer nga forca jashtëtokësore të paktën 60 herë.
58-vjeçari deklaroi se tashmë i ka dokumentuar pretendimet botërore për prezencë të forcave të jashtme në Tokë. Siç shkruan “Dailyrecord” të dielën, Kellet u “mor” nga UFO-t kur ishte 16-vjeçar, e prej atëherë, ai lufton ndaj tyre “si një ushtar i vërtet”.
Por kjo nuk është e gjitha. Britaniku deklaroi se dikur e kishte parë edhe yllin e muzikës pop, Robbie Williams, në një anije kozmike të alienëve. Këtë tha se e ka të dokumentar gjithashtu, derisa shtoi se në vitin 1956, një “disk fluturues” u ul mbi qytetin Loftus.
Kellet ka punuar me ekipe të mediave lokale për t’i “dëshmuar” pretendimet e tij nëpërmjet dokumentarëve. Ka botuar edhe një libër rreth alienëve dhe prezencës së forcave të jashtme në Tokë.
Në rrëfimet e tij, Kellet shkruan se ka takuar alienë rreth 10 metra të gjatë, tullac dhe të fuqishëm. Pretendimet i ka shprehur në disa vizatime.
UFO, një akronim për "Unidentified Flying Object", që në shqip nënkupton "objekt fluturues i paidentifikuar", përfshin çdo objekt fluturues që shkencëtarët nuk e kanë identifikuar ende.

