Kuriozitet

Libri i vonuar u kthye në bibliotekën britanike pas 48 vjetësh

Një bibliotekë britanike ka njoftuar se një kuti që ka arritur së fundmi nga Kanadaja, doli se mbante brenda saj një libër që duhej të kthehej më shumë se 48 vjet më parë.

Biblioteka Tooting në Londër kohët e fundit mori një paketë të dërguar me postë nga Kanadaja që përmbante një kopje të Gjeneralit të Konfederatës nga Big Sur, raportoi “UPI”.

"Këtu në shërbimin e bibliotekës Wandsworth ne ishim të befasuar dhe të kënaqur këtë javë që na u kthye një libër nga Kanadaja," tha biblioteka në një deklaratë për Wandsworth Times . "Atëherë ishim edhe më të befasuar kur zbuluam se libri ishte huazuar në vitin 1974 dhe ishte vonuar përafërsisht 48 vjet e 107 ditë”.

Biblioteka postoi fotografi të librit në Twitter me shpresën për të identifikuar huamarrësin. Ai u identifikua si Tony Spence, 72-vjeçar, një gjykatës në pension që jeton në British Columbia.