Lëmsh

12-vjeçari vodhi një çokollatë, i kërkon falje me një letër pronarit të dyqanit

 

12-vjeçari me emrin Benjamin nga Zvicra nuk mundi t’i rezistonte vezës me çokollatë në një dyqan në San Marino. Dhe për shkak se djaloshi nuk kishte para me vete, ai thjesht e kapi çokollatën dhe e futi në xhep, shkruan Blick.

Por më pas, djaloshin e brejti ndërgjegjja dhe ai vendosi t’i shkruante një letër pronarit të dyqanit dhe t’i kërkonte falje për veprimet e tij.