Bëhen virale pamjet e peshkaqenit tetë metra i gjatë në SHBA
Në brigjet e New Jerseyt në SHBA, një grup personash me varkë, hasen në një peshkaqen të madh, rreth 8 metra. Peshkaqeni, siç shkruan “Upi” të mërkurën, iu afrua varkës dhe qëndroi pranë saj për 10 minuta.
Personat në bord, që janë familjarë mes vete, thanë se u tmerruan kur panë se diçka masive po notonte.
“Vrapova. Djali im po tregonte me gisht: ‘hej, shikoni një peshkaqen’. Nuk besova, por bëra një xhiro dhe e ndoqëm për 10 minuta. Po notonte drejt veriut në Ocean City”, deklaroi Jim Piazza, që po drejtonte varkën.
Profesori i shkencave detare, Steve Nagiewicz, deklaroi se në bazë të videos, peshkaqeni ka rreth 8 metra gjatësi, e takimi i varkës me të është shenjë e një ekosistemi të shëndetshëm.