Një person nga Karolina e Veriut u arrestua të premten pasi u kap me mbi 10 kilogramë kokainë, raportoi APNews të shtunën. Katër pako të substancës narkotike, sipas autoriteteve policore, 22-vjeçari i kishte fshehur nën sediljen e një karroce me rrota, e vlera e sasisë është rreth 370 mijë dollarë.
“Përgjigjet e tij nuk përputheshin. Kjo ishte shenjë treguese se ai kishte diçka të dyshimtë", deklaroi hetuesi policor.
I arrestuari thuhet se është shtetas i përhershëm i SHBA-së. Po akuzohet për trafikim me kokainë.