Kuriozitet

15.000 bletë u hoqën nga aeroporti “Louis Armstrong” në New Orleans

Një ekip ekspertësh për heqjen e bletëve u thirrën në aeroportin më të madh të Luizianës për të hequr më shumë se 15,000 insekte të grumbulluara që kishin zënë vend në një pjesë të pajisjes.

Craig Forsythe nga Bee Guyz LLC tha se ai dhe ekipi i tij iu përgjigjën të dielën Aeroportit Ndërkombëtar “Louis Armstrong” në New Orleans pasi u kontaktuan nga punonjësit e Delta Airlines, shkruan Upi.com.

Forsythe tha se rreth 15.000 bletë mjalti u gjetën në një pjesë të pajisjes së përdorur për ngarkim dhe shkarkimin e bagazheve nga aeroplanët.

Forsythe tha për WDSU-TV se bletët u hoqën në mënyrë të sigurt dhe u vendosen në një vend të veçantë.