Një pronar i një kafeneje italiane u gjobit me 1.000 euro për dështimin e paraqitjes së kostos së një kafeje ekspress prej 2 euro.
Pronari i kafenesë "Ditta Artigianale" në Firencë është ndëshkuar nga policia pasi një klient e ka denoncuar në fund të prillit për mosreklamimin e çmimeve, siç kërkohet me ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInspektori Leonardo Magnolfi, nga policia lokale e Firences, i tha CNN-it të enjten se një klient e raportoi kafenenë për mosshfaqje të çmimit të kafesë pas banakut - siç e dikton ligji.
Policia e ndoqi denoncimin dhe e gjobiti dyqanin me 1.000 euro pasi verifikoi që çmimi vërtetë mungonte.
Pronari i kafenesë, Francesco Sanapo u ankua në Facebook për dënimin, për të cilin ai tha se lindi pasi një klient u befasua me çmimin prej 2 euro të një ekspresoje.
Sanapo është një barist i vlerësuar me çmime dhe yll i "Gjuetarëve të kafesë", një shfaqje në kanalin italian të ushqimit "Gambero Rosso".