Qyteti gjerman ndëshkon macet që t’i shpëtojë zogjtë e rrallë
Autoritetet në qytetin Walldorf të Gjermanisë kanë urdhëruar disa pronarë macesh që t’i mbajnë kafshët e tyre brenda deri në fund të gushtit, në mënyrë që të mbrohet një zog i rrallë gjatë shumimit, raportoi AP-ja të mërkurën.
Dekreti është dizajnuar që ta shpëtojë zogun, i cili e bënë folenë në tokë dhe kështu bëhet pre e lehtë për macet. Numri i zogjve në Evropën Perëndimore ka rënë shumë në dekadat e fundit.
Autoritetet shkruan se shpëtimi i species varet nga edhe një zog i vetëm.
Urdhri është i vlefshëm për të gjithë pjesën jugore të qytetit gjerman dhe do të përsëritet në tri vjetët e ardhshme, në të njëjtën periudhë.
Mediat gjermane raportuan se kreu i Asociacionit për mbrojtjen e kafshëve planifikon që të ndërmarrë hapa ligjorë për ta kundërshtuar dekretin.
“Ju lutem rrini të qetë. Mund t’ju siguroj se do ta bëjmë më të mirën për ta ndaluar këtë masë joproporcionale”, ka thënë ai.