Kuriozitet

10 plazhet më të bukura në botë

Revista britanike e udhëtimeve “Conde Nast Traveller” ka përzgjedhur plazhet më të bukura në të gjithë botën për vitin 2022.

Revista ka gjetur plazhet të cilat janë jo të lehta për t’u arritur, janë tejet të bukura dhe shumë shpesh pa shumë njerëz, në vend të plazheve që janë të mbushur me çadra dielli dhe turma turistësh.

Nga plazhet më të bukura në Evropë e deri te pjesët e largëta të Azisë dhe Afrikës, këto janë plazhet më të bukura në botë, sipas kësaj reviste.


1. Bengera, ishull në Mozambik

2. Paraiso, Kubë

3. Uig Sands, Skoci

4. El Mughsail - Salalalh, Oman

5. Luskentyre, Skoci

6. Duna du Pilat, Francë

7. Ora, Indonezi

8. Awaroa, Zelanda e Re

9. Die Plaat, Afrika e Jugut

10. Grand Anse, Grenada