Lëmsh

Amerikani lirohet pasi qëndroi për 30 vjet i pafajshëm në burg

Claude Garrett u lirua nga burgu pas 30 vjetëve. Ishte dënuar padrejtësisht për një krim që nuk e kreu
 

Një burrë që ishte dënuar 30 vjet më parë me burgim për vrasje me zjarrvënie të qëllimshme, është liruar nga burgu të martën, raporton WZTV.

Claude Garrett kishte qëndruar në burg për 30 vjet për vrasjen e të dashurës Laurie Lance në vitin 1992. Ai vazhdimisht ka insistuar në pafajësinë.