Kuriozitet

Gjendet një copë e asteroidit që vrau dinozaurët miliona vjet më parë

Një copë e vogël e asteroidit që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë mund të jetë gjetur e mbështjellë në qelibar – zbulim të cilin NASA e ka përshkruar si të jashtëzakonshëm, raportoi CNN-i të mërkurën.

Është një nga disa gjetjet në një vend unik në hapësirën Hell Creek në North Dakota, SHBA, që ka ruajtur mbetjet nga momenti i ngjarjes së madhe që i dha fund epokës së dinozaurëve – një pikë kthese në historinë e planetit.

Fosilet e zbuluara atje përfshijnë peshq që thithën copëza që shpërthyen gjatë goditjes, një breshkë dhe një këmbë që mund të ketë qenë e një dinozauri.

Zona në North Dakota është shtëpi e mijëra fosileve peshq që besohet se kanë mbetur aty pas goditjes së asteroidit.

Këmba që u gjet besohet të jetë e dinozaurit të llojit Thescelosaurus dhe studiuesit besojnë se mund të ketë ngordhur ditën e goditjes.