Njihuni me këpucët më të vjetra në histori të njerëzimit
Sipas të dhënave arkeologjike, këpucët e para datojnë rreth 5000 vjet më parë, të punuara nga barishtet, druri dhe më vonë nga një pjesë e lëkurës së kafshëve. Pretendohet se ekzemplari më i vjetër në histori të njerëzimit është gjetur në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1938, ndërsa edhe në Armeni, në vitin 2008, janë gjetur mbetje këpucësh, që dyshohet se datojnë rreth 3500 vjet para erës sonë.
Mendohet se këpucët dhe sandalet e papërpunuara janë përdorur me shekuj të tërë, mirëpo duke qenë se materiali i punimit ishte shumë lehtë i dëmtueshëm, gjetja e ekzemplarëve është e vështirë, shkruan “Solescience”.
Mbathjet thuhet se kanë "stil" edhe për egjiptianët e lashtë, si shenjë fuqie dhe statusi ndër perandorë. Periudha e Mesjetës u bë pikë kthese për zhvillimin e mbathjeve, pasi filloi punimi i tyre nëpërmjet pëlhurës, fijeve të lëmshit dhe leshit të përpunuar të deleve.