Një grua ia ka thyer një vezë në kokë politikanit australian Craig Kelly në një park në Melbourne, gjatë një proteste në fundjavë, ndërsa e akuzoi atë se është adhurues i nazistëve, raporton Euronews.
Kelly, lider i Partisë së Bashkuar të Australisë, ka reaguar duke e quajtur atë “turp”. Policia e Victorias ka thënë se po e heton rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë politikani në një radio lokale ka paralajmëruar se do të ngrejë padi.
“Nëse dikush arrin të shpëtojë edhe me veprim të tillë, atëherë asnjë anëtar i parlamentit nuk do të mund të dalë nëpër rrugët e ndonjë prej qyteteve tona të mëdha pa u shqetësuar se mund të sulmohet ngjashëm”, ka thënë Kelly.
Shocking moment woman smashes egg on Australian politician's head pic.twitter.com/7fsfzwD6d5
— The Sun (@TheSun) April 10, 2022