Kuriozitet

Aktivistja për të drejtat e kafshëve proteston gjysmëzhveshur para dyqanit të Nikes në Australi

Descriptive Text

Aktivistja për të drejtat e kafshëve, Tash Peterson, ka protestuar gjysmëzhveshur në një dyqan këpucësh, disa orë pasi u bëri thirrje mbështetësve të saj që ta ndihmonin për të paguar faturat gjyqësore prej 9000 dollarësh.

28-vjeçarja është gjobitur me më shumë se 3700 dollarë nga gjykata në Perth të Australisë të mërkurën, pasi u shpall fajtore për dy paraqitje publike gjysmëzhveshur.

Këto dënime nuk e penguan atë për të organizuar një tjetër paraqitje me gjoks të zhveshur pasi nisi t’iu kërkojë mbështetësve ta ndihmonin për të paguar borxhet e saj.

Protesta e fundit e saj u bë në një dyqan të Nikes në një qendër tregtare në Perth. E veshur në një kostum kanguri, ajo po qëndronte në hapësirat e dyqanit duke denoncuar kompaninë për përdorimin e lëkurës së kangurit në prodhimet e saj, teksa u bëri thirrje blerësve që t’i bojkotojnë produktet.

“Nike po vret kangurët dhe po i kthen në këpucë”, ka thënë ajo në këtë protestë ku ishte mbuluar me ngjyrë rozë, raportoi Daily Mail. “Vrasja më e madhe e kafshëve të egra po ndodh në vendin tonë. Çdo natë mijëra kangur kullosin paqësisht kur njerëzit pushtojnë shtëpitë e tyre dhe i qëllojnë në kokë për mishin dhe lëkurën e tyre. Ju jeni përgjegjës për këtë holokaust nëse nuk jeni veganë", ka thënë ajo.