Lëmsh

Amerikani fitoi dy herë në lotari brenda 24 orëve

 

Brenda 24 orëve, një burrë në Easton të SHBA-së, fitoi dy herë në lotari. Herën e parë, 79-vjeçari që nuk iu bë i ditur identiteti, i fitoi 400 dollarë, derisa disa orë më vonë, luajti përsëri dhe i fitoi 50 mijë dollarë, raportoi faqja Upi të enjten.

Ai i zgjodhi numrat 4, 2, 3, 5 dhe 7, derisa tha se po e ndjente se do të ishte triumfues ende pa dalë nga lokali.