Kuriozitet

Kinematë e huaja lejojnë marrjen e ushqimit nga jashtë

Ushqimet në kinema njihen si të shtrenjta. Krahas kësaj, për shumë kohë, marrja e ushqimeve, pijeve apo "snacks" nga jashtë ka qenë e ndaluar dhe konsumatorët është dashur t'i blejnë aty pak para se të futen në sallë për të shikuar filmin.

Por, tani ky rregull i pashkruar ka ndryshuar, të paktën në Britani. Kinemaja e njohur angleze “Cineworld”, kur u pyet nga një konsumator se a lejohet të merren ushqimet nga jashtë, u përgjigj “po”.

“Për sa kohë që nuk ka ushqim të nxehtë ose me erë të rëndë, mund ta merrni ushqimin me vete”, është thënë në një përgjigje të kinemasë, raportoi “TheMirror” të dielën (20 mars).

Gjithashtu, e gatshme për t’i lejuar ushqimet nga jashtë u shpreh dhe kinemaja “Vue”. Zyrtarët e saj thanë se lejohen ushqimet e ftohta dhe pijet joalkoolike.