Në datën e veçantë, 22.2.2022, ka lindur një foshnje në Karolinën e Veriut në SHBA. Lindja e saj u krye në dhomën numër 2 të spitalit, në ora 2:22.
Kjo u bë e ditur nga ekipi i spitalit në mediat sociale.
Familja deklaroi se ishin lutur që lindja të kryhej në këtë datë, derisa u shprehën të lumtur që iu realizua.