Lëmsh

Ankohet mësiti i Skenderajt: Më ka rënë puna, të rinjtë duan të martohen jashtë

 

Mësiti apo shkuesi popullor, Enver Dajaku, ka deklaruar se për 20 vjet, i ka mësitnuar 337 çifte dhe se është i kënaqur me punën që kryen.

Dajaku që vjen nga Skenderaj deklaroi për KTV-në se ideja për t’u marrë me këtë aktivitet është e kamotshme, dhe se qëllimi i tij është vetëm t’i bëjë të lumtur çiftet në Kosovë. Megjithatë, siç tha ai, interesimi ka rënë ngase të rinjtë po synojnë të martohen më tepër jashtë vendit.