Një grua që humbi 57 kilogramë brenda dy vjetësh ka zbuluar se si miqtë e ngushtë “e tallnin” pasi u dobësua.
Nicole Caperilla, 31 vjeçe, ia doli të binte në peshë dhe të bëhej trajnere personale për fitnes, por miqtë i thoshin se nuk ishte ende “perfekte”, shkruan “Daily Mail”.
{gallery}
Ajo kishte 120 kilogramë, ndërsa sot ka 63. Caperilla e arriti këtë me vullnet dhe dietë të kujdesshme ushqimore.
Caperilla kishte probleme fizike dhe psikologjike si pasojë e peshës së saj, prandaj iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr disa kilogramë.
Pas kësaj, 31-vjeçarja ndoqi një dietë të pasur ushqimore dhe shkonte vazhdimisht në palestër. Por mikeshat e saj nuk e pritën mirë faktin që u dobësua në një kohë të shkurtër dhe u bë trajnere personale. Ato i thoshin vazhdimisht se do më shumë punë për tu bërë e përsosur dhe përpiqeshin ta demotivonin, prandaj Caperilla i largoi nga jeta.
-
E tallnin për peshën trupore, 27-vjeçarja humbet 76 kilogramë
-
“Sikur e la pas trupin e vet” – Lufta e një nëne kundër anoreksisë së vajzës së saj
-
Transformimi i Jehona Gashit që po motivon edhe të tjerët
-
Amanda Bynes ka humbur rreth 13 kilogramë me Ozempic
-
Mjeku 72-vjeçar dhe sekretet e luftës me peshën - të mërkurën në emisionin “Sot”