Kuriozitet

Pas përplasjes së kamionit me 100 majmunët, linja ajrore ndalon bartjen e kafshëve

Linja ajrore që barti majmunët në një pjesë të rrugës për në një laborator amerikan studimi para se të përfshiheshin në aksidentin rrugor në Pennsylvania, thotë se do ta ndalojë bartjen.

Kenya Airways nuk do ta rinovojë kontratën kur ajo të skadojë në shkurt, kanë thënë nga linja për AP.

Lëvizja e linjës ajrore afrikane është përleshja e fundit në një betejë të gjatë mes grupeve të të drejtave të kafshëve dhe studiuesve mbi përdorimin e kafshëve në eksperimente mjekësore.

Më 21 janar, një kamion me 100 majmunë në të u përplas me një tjetër në autostradë. Disa prej majmunëve ikën dhe autoritetet thanë se tre u qëlluan dhe u vranë.