Kuriozitet

Tri vendet më të njohura në botë që sjellin lumturi

Duke qenë se fillimi i vitit sjell synime dhe vendime të reja me vete, ekspertët nga platforma PsychicWorld donin të zbulonin se cilat destinacione në mbarë botën besohet se sjellin lumturi dhe cilat duhet të vizitohen në vitin 2022.

Hulumtimi analizoi tre kritere - numrin e kërkimeve mujore në Google, numrin e ‘hashtags’ në Instagram dhe numrin e komenteve në TripAdvisor.

Kombinimi i këtyre kritereve krijoi një vlerësim mesatar të popullaritetit me rezultatin më të lartë prej 10 për secilin nga 30 destinacionet e analizuara.

The Trevi Fountain, Romë

Në radhë të parë është The Trevi Fountain në Romë, ndoshta lokacioni më i famshëm në Itali, ku njerëzit shkojnë, ndër të tjera, sepse besojnë se sjell fat.

Vlerësimi i saj është 9.5 nga 10, dhe ajo është vlerësuar më e mira në Tripadvisor dhe është e dyta në numrin e ‘hashtags’ në Instagram.

The Trevi Fountain përfundoi në vitin 1762 dhe besohet se ata që kërkojnë lumturinë duhet të qëndrojnë me shpinë nga shatërvani dhe të hedhin një monedhë mbi supin e majtë për të garantuar lumturinë dhe kthimin në Romë në të ardhmen.

Hagia Sophia, Stamboll

Në vendin e dytë është Hagia Sophia në Stamboll me një rezultat 9.3 nga 10 - është e dyta për nga numri i kërkimeve mujore.

Diga di Hoover, Nevada

Në vendin e tretë është Diga di Hoover në Nevada me një rezultat 9.2 nga 10 - që mburret me vëllimin më të lartë mesatar mujor global të kërkimit prej 305 mijë kërkimesh.

Në Hoover, ekziston një shtizë flamuri 142 metra e lartë, e cila është e rrethuar nga dy statuja më shumë se nëntë metra secila, të quajtura Krahët e Republikës.

Në traditën vendase, fërkimi i këmbëve të këtyre figurave konsiderohet se ngjall lumturi.

Këto pasohen nga Ura e Charles në Pragë, Kalaja e Blarney (7.5) në Irlandë dhe Fushima Inari-taisha (7.1) në Japoni.