`Një polic është quajtur hero pasi ka përfunduar shpërndarjen e ushqimit në një shtëpi, pasi shoferi i shpërndarjes u arrestua gjatë rrugës së dorëzimit.
Kamerat te dyert e shtëpisë në South Dakota kanë kapur momentin kur polici paraqitet para derës me pije dhe ushqim në duar.
Gruaja që del për ta marrë porosinë mbetet e habitur kur sheh policin, kurse ky i fundit i shpjegon: “E di se nuk jam ai që prisnit, por shoferi juaj u arrestua”.
“Kështu që mendova ta përfundoja porosinë për ju”, tha ai me paketimet e kompanisë së porosive online të ushqimeve DoorDash.
Gruaja qeshi dhe e falënderoi, ndërsa polici u kthye në veturën e tij patrulluese.
Videoja që kapi momentin është bërë virale në rrjetet sociale.