Lëmsh

Peshku më i vjetër në akuarium besohet të jetë 90-vjeçar

 

Njihuni me Methuselah, peshku që pëlqen të hajë fiq të freskët, të marrë fërkime barku dhe besohet të jetë peshku më i vjetër i akuariumit në botë.

Në Bibël, Metuselahu ishte gjyshi i Noeut dhe thuhet se jetoi deri në 969 vjet. Peshku Methuselah nuk është edhe aq i lashtë, por biologët në Akademinë e Shkencave të Kalifornisë besojnë se është rreth 90 vjeç, pa asnjë bashkëmoshatar të njohur të gjallë.