Kuriozitet

Qeni shpëtohet pasi kalon 34 orë i ngecur në një të çarë të thellë në mal

Një qen është shpëtuar pasi kaloi 34 orë i ngecur në një të çarë të thellë, 8.4m në një mal.

Reggie, një spaniel 11-muajsh, ra në të çarën në malin Llwynypia në pyllin Clydach në Uells.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Uellsit të Jugut u thirr në vendngjarje dhe vlerësoi situatën duke përdorur pajisje të specializuara si dritat dhe kamerat.

Ata nuk ishin në gjendje të shpëtonin Reggie, gjë që bëri që pronarja e tij Leah Davies t'i kërkonte publikut ndihmë në një postim në Facebook.

Dy anëtarë të stafit në një kompani lokale shkuan për ta ndihmuar pasi panë apelin e saj.

Një mik i pronarit më vonë konfirmoi se Reggie u shpëtua para orës 1 të mëngjesit të së enjtes.

Ai i është kthyer shëndoshë e mirë pronares Davies, e cila ndau lajmin në Facebook dhe falënderoi ekipet e shpëtimit për përpjekjet e tyre.