Kuriozitet

Burri qëndroi 24 orë mbi ujë pasi cunami goditi Tongën

Historia e një burri tongas të përfshirë nga cunami dhe i cili u largua dhe notoi midis ishujve për më shumë se 24 orë, është bërë një nga të parët që doli nga ishulli, pesë ditë pasi fatkeqësia ndërpreu komunikimin midis tij dhe pjesës tjetër të botës.

Lisala Folau, një marangoz në pension me aftësi të kufizuara, i tha radiostacionit Tongan Broadcom FM se ai notoi dhe iku nga ishulli i tij Atata përmes dy ishujve të tjerë të pabanuar për të arritur në fund në ishullin kryesor Tongatapu, një distancë totale prej rreth 13 kilometrash.

Folau tha se kishte lyer shtëpinë e tij të shtunën kur u alarmua për cunamin.

“Vëllai im i madh dhe nipi më erdhën në ndihmë, këtë herë vala kishte kaluar nëpër sallonin tonë, ne u zhvendosëm në një pjesë tjetër të shtëpisë kur erdhi një valë më e madhe, kjo valë do të vlerësoja ishte rreth jo më pak se gjashtë metra”.

“Kini parasysh që jam invalid. Unë nuk mund të eci siç duhet… dhe kur mundem, besoj se një fëmijë mund të ecë më shpejt se unë”, shtoi ai.

Folau tha se në atë moment ai vendosi të mos i përgjigjej djalit të tij ngase frikësohej se ai do të rrezikonte jetën për të shpëtuar atë.

Ai më vonë kuptoi se nëse kapej për një trung të pemës, familja e tij së paku mund ta gjente trupin nëse vdiste, shkruan Guardian.

Mëngjesin e së dielës ai pa një varkë patrulluese drejt ishullit Atata dhe i thirri.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me djalin dhe npin e tij, por vetëm tre persona janë konfirmuar se kanë vdekur nga cunami dhe asnjë nga ta nuk ishte nga Atata.