Lëmsh

2.5 milionë euro u zhdukën në një sekondë, mekaniku përplasi Ferrarin e rrallë

 

Veturat super sportive shihen rrallë në rrugë, kështu që aksidentet e tyre nuk janë të zakonshme. Por ato ndodhin dhe prova është përplasja e Ferrarit të rrallë, “Enzo”, në Holandë.

Vetura raportohet se ka përplasur një pemë pasi drejtuesi me sa duket ka humbur kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme. Automjeti dyshohet se i përket Kroymans Automotive, një tregtar i autorizuar i Ferrarit në zonën ku ndodhi aksidenti.