Një burrë është parë të jetë ngjitur në objektin e BBC-së në Londër dhe ka shkatërruar me një çekan skulpturën e punuar nga artisti Eric Gill, nën arsyetimin se i njëjti ishte pedofil.
Derisa personi po shkatërronte këtë skulpturë, policia që ishte në vendin e ngjarjes dhe për shkak të sigurisë së të dyshuarit për katër orë nuk ka arritur ta kontrollojë atë.
Statuja “Prospero dhe Ariel”, e cila është punuar nga artisti Eric Gill, ishte një nga statujat më të diskutueshme nga aktivistët pasi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të hiqej meqë dekada pas vdekjes së artistit, u zbulua se i njëjti abuzoi seksualisht me dy vajzat e tij të mëdha, raporton Daily Mail.
Statuja e tij e vitit 1933, e cila është frymëzuar nga drama e Shakespeare-it, The Tempest, zë një pozicion të spikatur në hyrje të BBC-së në Portland Place, në qendër të Londrës.
Fotot e publikuara, treguan protestuesin që po godiste me çekan statujën, duke hequr pjesë të mëdha të saj, ndërsa policia thotë se ata po përpiqen që të merren me rastin.
Oficerët e policisë dhe Brigada e Zjarrfikësve përdorën një mënyrë për ta siguruar personin pas më shumë se katër orësh. Më pas në tokë, pamjet tregojnë se ai u ndalua nga policia.
Një zëdhënës i policisë tha se “ai u kontrollua nga Shërbimi i Ambulancës në Londër përpara se të arrestohej me dyshimin për dëmtim kriminal dhe të merrej në paraburgim. Pronarët e pronave po shqyrtojnë çdo dëmtim të statujës dhe ndërtesës”.