Lëmsh

Ngordh brejtësi hero, që kishte ndihmuar në zbulimin e mbi 100 minave

Magawa
 

Magawa, brejtësi i famshëm për pastrim të fushave nga minat që kishte marrë edhe medalje të artë për heroizmin, ka ngordhur në moshën tetëvjeçare, raporton BBC.

Në karrierën pesëvjeçare, brejtësi kishte nuhatur mbi 100 mina dhe mjete tjera shpërthyese në Kamboxhia.