Në ditëlindjen e 71-të, amerikani fiton në lotari mbi 400 mijë dollarë
Foto: Ilustrim
Në ditëlindjen e 71-të, një person bleu tiketë lotarie në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të nesërmen, kuptoi se kishte fituar hiç më pak se 402.063 dollarë.
"Bleva tiketën në ditëlindjen time duke shpresuar se do të fitoj, por kurrë s'e prisja. Të nesërmen shkova në dyqan t'i shoh fituesit, kur pashë që i kisha qëlluar pesë numrat. S'mund ta besoja që kam fituar, sidomos në ditën e ditëlindjes", shtoi ai.
Numrat që ai i kishte përzgjedhur janë 01-03-19-28-29.