Kuriozitet

Gruaja “martohet” me ngjyrën rozë, u “dashurua” para 40-vjetëve

Martesën më të çuditshme në botë e ka "realizuar" Kitten Kay Sera. Ajo u martua me ngjyrën rozë, pas 'lidhjes' 40-vjeçare me të. Kitten është e njohur anembanë botës për obsesionin që ka ndaj ngjyrës rozë, saqë ka shpenzuar mbi një milionë euro për ta shndërruar tërë shtëpinë në këtë ngjyrë.

‘Dasmën’ e ka organizuar krejtësisht në ngjyrë rozë, përfshirë edhe ëmbëlsirën dhe se aty ftoi shumë miq.

Kitten ka deklaruar në një intervistë se tash e 40 vjet është e dashuruar në këtë ngjyrë.